Monday, April 15, 2013
Ashtu si javën e kaluar, edhe këtë javë banorët kanë marrë indikacione të reja për sekretet e tyre. pjesa më e madhe e sekreteve nuk janë zbuluar ende dhe të gjithë banorët janë të lirë që në çdo moment të shkojnë në dhomën e sekreteve dhe të thonë idetë e tyre për sekretin që mendojnë se kanë zbuluar, pavarësisht indikacioneve që jepen.
Deri tani Anaidi është banori që ka zbuluar më shumë sekrete.
Ai ka zbuluar sekretin e Elonës dhe sekretin e Arsimit. Ai është gjatë gjithë kohës në vëzhgim të banorëve duke hamendësuar për sekretet e tyre. këtë herë ai ka aluduar se ka zbuluar sekretin e Ilirit.
Në monitor shfaqet një Klip ku Anaidi ndodhet në dhomën e sekreteve dhe thotë se ka zbuluar sekretin e Ilirit duke menduar se ai është një i infiltruar në shtëpinë e Big Brother.
Ai merr përgjigje negative nga Vëllai i Madh i cili i thotë se këtë herë ai nuk ka arritur të gjejë sekretin e Ilirit dhe si rezultat një pjesë e parave të sekretit të tij i kalon në llogari Ilirit.

0 comments:

DIGI CLOCK

======================

Categories

amasing (12) awesome (17) curiosities (37) html (1) javascript (1) lifestyle (18) ranking (2) scripts (3) showbizz (14) Sport (2) statistics (2) tech (7) tricks (5)