Wednesday, April 17, 2013
Adele do të martohet në muajin korrik me të fejuarin e saj Simon Konecki. Pas sukseseve të shumta profesionale dhe pasi është bërë mama, me të voglin Angelo, ajo ka vendosur të zyrtarizojë lidhjen duke thënë “po” edhe përpara Zotit dhe ligjit. “Ky ka qenë njëri prej viteve më të mirë të jetës së Adele dhe martesa është mënyra më e mirë për të festuar. Ajo nuk është është ndjerë kurrë më e dashuruar se në këtë periudhë”, ka shpjeguar një mik i këngëtares për revistën “Heat”. Për martesën, Adele po oroganizon një ceremoni të rafinuar si në vitet ’50-të. “Ajo po planifikon një ceremoni modeste në një kishë të vogël, pranë rezidencës së saj në Sussex. Dreka e dasmës do të organizohet në shtëpinë e saj dhe do të jetë shumë e thjeshtë”, ka thënë më tej miku i saj. Sipas zërave, Adele ka porositur edhe fustanin tek njëra prej stilisteve të preferuara, Jenny Packham, por nuk ndihet nëse do të jetë i bardhë siç e do tradita.

0 comments:

DIGI CLOCK

======================

Categories

amasing (12) awesome (17) curiosities (37) html (1) javascript (1) lifestyle (18) ranking (2) scripts (3) showbizz (14) Sport (2) statistics (2) tech (7) tricks (5)