Saturday, April 20, 2013
Mashkulli më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë feston
116-vjetorin e lindjes së tij. Japonezi Jiroemon Kimura ka lindur në vitin 1897
dhe është i vetmi burrë i njohur që ka jetuar të tre shekujt.
Libri i rekordeve Guinness e njohu atë si jo vetëm
mashkullin, por edhe njeriun më të vjetër në botë. Ish-postier, Kimura mori
urimin për një jetë sa më të gjatë edhe nga kryeministri japonez, Shinzo Abe.
Ai personalisht jetëgjatësinë ia faturon ushtrimeve fizike
dhe konsumimi me kujdes i ushqimit duke mos i lejuar vetes tejngopjen.
116-vjeçari thotë se motoja e tij është “ha lehtë dhe jeto gjatë”. Ai konsumon
3 lloje mishërash në 3 vaftet e tij dhe njëri nga këta është peshku.
Kimura punoi si postier deri në moshën 65-vjeçare, kohë kur
u tërhoq për t’i përkushtuar pemëtarisë nga e cila hoqi dorë në moshën
90-vjeçare.
Aktualisht ai jeton me vejushën e njërit prej nipërve të
tij, ndërsa ka 25 stërnipër dhe 14 stër-stërnipër.
Sipas të dhënave vetëm 12 persona që kanë jetuar në 3 shekuj
janë gjallë sot dhe nga këta 11 janë femra, tre prej të cilave në Sardenjë të
Italisë.
Subscribe to:
Post Comments
(Atom)
DIGI CLOCK
======================
Categories
amasing
(12)
awesome
(17)
curiosities
(37)
html
(1)
javascript
(1)
lifestyle
(18)
ranking
(2)
scripts
(3)
showbizz
(14)
Sport
(2)
statistics
(2)
tech
(7)
tricks
(5)
0 comments:
Post a Comment