Thursday, April 18, 2013
Libri që po ju prezantojmë synon
t’ju prezantojë pikërisht me arsyet
shkencore dhe rëndësinë e të ushqyerit më të mirë që përputhet me grupin tuaj
të gjakut. Libri “Te ushqehemi sipas krupit te gjakut” ka disa vite që është në qarkullim, por kjo nuk e bën më
pak të rëndësishëm për shëndetin!
Dr. Peter J. D’Adamo është figura më
popullore në botë dhe një autoritet i padiskutueshëm shkencor në fushën e
studimeve mbi lidhjen e grupeve të gjakut me tipin e ushqimit, jetës dhe
gatimit të duhur që i shkon përshtat çdo lloj grupi gjaku.
Që nga azma deri te dhimbjet e
fytit, që nga kanceri deri te tromboza, ky libër shpjegon në mënyrë të detajuar
trajtimin e qindra situatave të ndryshme që kanë të bëjnë ngushtësisht me
shpeshtësinë dhe rreptësinë e përdorimit të një ushqimi në përputhje me
karakteristikat përkatëse të grupit të gjakut për çdo njeri.
“Të ushqehesh drejt sipas grupeve të
gjakut”, që në momentin e daljes e për tre vjet rresht, ka qenë në krye të
listës së bestsellerëve më të njohur ndërkombëtarë. Libri është përkthyer në
mbi 50 gjuhë të botës dhe në vitin 1999, nga shoqata e analistëve të
korporatave ushqimore, është cilësuar si një ndër 10 librat më ndikues mbi
shëndetin që është shkruar ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
Për këtë vepër, Dr. D’Aamo është
zgjedhur më 1990 fizikanti i vitit, ndërkohë që seria në vazhdim e këtij libri,
së bashku me “Të gatuajmë drejt sipas llojeve të gjakut” dhe “Të jetojmë drejt
sipas llojeve të gjakut” përbën sot një fenomen të pashoq me përmasa ndërkombëtare.
Subscribe to:
Post Comments
(Atom)
DIGI CLOCK
======================
Categories
amasing
(12)
awesome
(17)
curiosities
(37)
html
(1)
javascript
(1)
lifestyle
(18)
ranking
(2)
scripts
(3)
showbizz
(14)
Sport
(2)
statistics
(2)
tech
(7)
tricks
(5)
0 comments:
Post a Comment