Monday, April 15, 2013
Studimi i Universitetit të Kopenhagës ka arritur të zbulojë se serotonina vepron si një amortizues, kur përpjekja sportive është e tepruar. Sipas studiuesve, harta e mekanizmit që shkakton “lodhjen qendrore” do të jetë e dobishme në luftën kundër dopingut dhe zhvillimin e terapive të reja farmakologjike
Shkencë:

Frika e shumë atletëve është ajo që të mos ndalojnë përpara se të arrijnë objektivin; për të mos qenë në gjendje të ecin përpara, pak metra deri te fundi i rrugës së një maratone, apo e një gare me biçikleta, sepse nuk kanë më forca. Ky është ankthi i shumë atletëve që varet jo vetëm nga “shembja” fizike e organizmit, por edhe nga një mekanizëm frenues i prodhuar nga truri i lodhur, si muskujt. Kjo gjë është përcaktuar nga një studim i Universitetit të Kopenhagës i publikuar në revistën “Pnas”. Studiuesit kanë arritur të identifikojnë një ndikues biokimik, i cili bën të përshpejtojë një sforco fizike si një lodhje të padurueshme përpara se të shfaqet te muskujt. “Zbulimi ynë kontribuon për të nxjerrë në dritë paradoksin, i cili ka qenë prej shumë kohësh objekt diskutimi. Pra që, neurotransmetuesi serotonina realizohet kur trupi është nën stres dhe e ndihmon sportistin për të ecur përpara. Por tani kemi zbuluar që një “tepricë” e kësaj substance është përgjegjëse e mekanizmit që nxit trurin kur ai i komunikon trupit të ndalojë. Pra funksionet e serotoninës reagojnë si përshpejtuese, por edhe si frenuese kur tensioni sportiv bëhet i tepruar”, shpjegon Jean-François Perrier, autori i studimit. Sipas Perrier, harta e mekanizmit, që shkakton “lodhjen qendrore”, në të ardhmen do të jetë e dobishme në luftën kundër dopingut dhe të zbulimit të barnave të reja.

0 comments:

DIGI CLOCK

======================

Categories

amasing (12) awesome (17) curiosities (37) html (1) javascript (1) lifestyle (18) ranking (2) scripts (3) showbizz (14) Sport (2) statistics (2) tech (7) tricks (5)