Sunday, April 21, 2013
Vetëm
brenda këtij 3-mujori, në vendin tonë janë shënuar 586 raste të dhunës në
familje, ndërsa 78 përqind e kësaj dhune mbetet me bazë gjinore ndaj femrave.
Në një intervistë për "Albanian Screen", shefja e sektorit kundër
dhunës në familje në Policinë e Shtetit, thotë se ka një sensibilizim me
shtimin e rasteve të denoncuara, ndërsa për herë të parë ka ndryshuar diçka
pasi më parë dhuna e ushtruar ndaj femrave ka qenë në përqindje më të lartë.
"Gjatë këtij 3-mujori rezulton që 78 për qind e personave të dëmtuar në familje i përkasin gjinisë femërore dhe 22 për qind i përkasin gjinisë mashkullore. Në fakt, gjatë këtij 3-mujori ky raport ka ndryshuar, diçka në favor të femrave sepse në vitet e mëparshme, ky raport ka qenë 82-83 për qind, e personave të dëmtuar ishin femra dhe 18-19 për qind ishin meshkuj",-thotë Alma Gjurgji.
Sipas Gjurgjit, ndryshimi i ligjit dhe konkretisht parashikimi i dhunës në familje si vepër penale ka bërë që policia me nismën e saj të referojë në Prokurori 190 raste të dhunës në familje.
"Gjatë këtij 3-mujori unë thashë që janë evidentuar 586 raste dhe prej këtyre 362 raste janë referuar në gjykatë për kërkesat e urdhërave të mbrojtjes. Gjatë muajve të fundit, strukturat e policisë kanë edhe një përgjegjësi më shumë apo komptetencë të shtuar për shkak të ndryshimeve që janë bërë Kodin Penal, ku dhuna në familje, marsin e vitit të kaluar është klasifikuar si vepër penale më vete. Gjatë këtij viti, për shkak të ndryshimeve janë referuar 190 raste që kanë kaluar për procedim penal, ku masa e dënimit parashikon deri në 5 vjet",-thekson ajo.
Me ndryshimet më të fundit në Kodin Penal, dhuna në familje dënohet nga 1 deri në 5 vjet heqje lirie. Ndryshimet u miratuan pas rritjes së numrit të rasteve të dhunës dhe keqtrajtimit të fëmijëve të cilat nuk denoncoheshin, por mbeteshin brenda mureve të shtëpisë.

Subscribe to:
Post Comments
(Atom)
DIGI CLOCK
======================
Categories
amasing
(12)
awesome
(17)
curiosities
(37)
html
(1)
javascript
(1)
lifestyle
(18)
ranking
(2)
scripts
(3)
showbizz
(14)
Sport
(2)
statistics
(2)
tech
(7)
tricks
(5)
0 comments:
Post a Comment