Sunday, April 21, 2013
Taka të larta apo të sheshta? Vetëm këmbët mund të na “thonë” se çfarë këpucësh mund të përdorim, pavarësisht modeleve që na ofron bota e modës.
Jo të gjitha këmbët janë njësoj dhe duke patur parasysh pamjen e jashtme, ato ndahen në tre tipe të ndryshme: këmba greke, egjiptiane dhe ajo romake. Secila prej tyre imponon një model këpucësh, dhe duhet të respektojmë “vendimin” e tyre nëse duam të respektojmë shëndetin dhe mirëqenien tyre.
Këmba greke- Konsiderohet si këmba më e bukur nga ana estetike. Gishtat e kësaj këmbë vijnë gati njësoj, vetëm dy më të vegjlit janë pakëz më të shkurtër. Në këtë këmbë mund të mbathni çdo lloj këpuce pa patur probleme të mëdha. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e këpucëve krijohen duke patur parasysh këtë model këmbe.
Këmba qegjiptiane- Ajo është ndër më të përhapurat. Gishtat vijnë në formë shkalle. Kush ka këtë lloj këmbe mund të ketë vështirësi me disa lloj këpucësh. Më mirë të përdorni këpucë me majë komode, edhe të rrumbullakët.
Këmba romake- Kjo këmbë quhet ndryshe edhe këmba katrore ose këmba e “fshatarit”. Pjesa e parme e saj është e gjerë. Gishti i madh dhe i dyti zakonisht kanë të njëjtën gjatësi, ndërsa i katërti dhe i pesti janë më të vegjël. Kush ka këmbë romake duhet të shmangi këpucët me majë dhe në përgjithësi të gjitha këpucët e ngushta. Gjithashtu kjo këmbë nuk i duron dot as takat e larta. Idealet për këtë këmbë janë sandalet e hapura. Kur zgjidhen këpucë të mbyllura duhet bërë kujdes që të jenë të gjera dhe të buta.

0 comments:

DIGI CLOCK

======================

Categories

amasing (12) awesome (17) curiosities (37) html (1) javascript (1) lifestyle (18) ranking (2) scripts (3) showbizz (14) Sport (2) statistics (2) tech (7) tricks (5)