Sunday, April 21, 2013
Fermerët
që kanë në përdorim prej vitesh toka të ish-ndërmarrjeve bujqësore, do të
marrin hipotekë brenda këtij viti. Pak ditë më parë, qeveria miratoi dy vendime
të posaçme që i hapin rrugë procesit të marrjes së titujve të pronësisë. Irfan
Torelli, Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Tokës në Ministrinë e
Bujqësisë, në një intervistë për "AS" tregon zonat, ku janë të
përqendrua këto toka dhe procesin e hipotekimit.
"Dy vendimet e fundit që tashmë kanë hyrë në fuqi sanksionojnë në mënyrë të qartë procedurat që duhet të ndiqen nga pushteti vendor për dokumentimin dhe asministrimin e kërkesave që konkludon në fund me plotësimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi. Zbatimi me korrektesë i vendimeve të mësipërme, mbyll njëherë e mirë plotësimin me tituj pronësie të familjeve bujqësore që aktualisht e përdorin tokën si mjetin themelor për jetesën e tyre",-thotë Torelli.
Sipas Torellit, janë njesë vendore ato që do të merren me këtë proces, mbledhjen e dokumentacionit dhe verifikimin e tyre deri në marrjen e titujve të pronësisë.
"Nëse flasim për tokat e kooperativave bujqësore, këtu përfshihen disa rrethe të vendit, por kryesisht në zonën verilindore. Rastet më tipike janë Malësia e Madhe, Tropoja, Hasi dhe Kukësi ndërsa kategoria e ish-punonjësve të ndërmarrrjeve bujqësore është e shpërndarë, por rastet më tipike janë në ish-ndërmarrjen e Patosit, Krujë, Vlorë e në disa vende të tjera. Kostot janë simbolike. Pra, vendimet përcaktojnë në mënyrë të qartë që subjektet kërkuese krahas kërkesës duhet të depozitojnë edhe planvendosjen e parcelave që kanë në përdorim",-thekson ai.
Nisma për këtë ligj erdhi së pari nga shqetësimet e vetë familjeve bujqësore, problemi i të cilave nuk është zgjidhur për 20 vjet. Në kategorinë e përfituesve përjashtohen ish-themeluesit e fermave. Përfitimet për pronarët dhe për shoqërinë janë të mëdha, sepse të gjitha subjektet e këtij procesi do ta gëzojnë pronën bazuar mbi dokumente, ata mund ta shesin, ta trashëgojnë dhe ta lënë si kolateral sipas normave ligjore.

Subscribe to:
Post Comments
(Atom)
DIGI CLOCK
======================
Categories
amasing
(12)
awesome
(17)
curiosities
(37)
html
(1)
javascript
(1)
lifestyle
(18)
ranking
(2)
scripts
(3)
showbizz
(14)
Sport
(2)
statistics
(2)
tech
(7)
tricks
(5)
0 comments:
Post a Comment