Friday, April 19, 2013
Por në cilën moshë duhet të
mbajë një fëmijë celularin e tij të parë, laptopin apo të njihet me persona
virtuale? Këto janë pyetje të cilat i bëjnë prindërit e shekullit XXI, dhe këtu
nuk ka dijë nga brezat e parë. New York Times ka publikuar një artikull ku
tregon këto probleme me të cilat ndeshën sot prindërit. Ju nuk mund t'i thonë
fëmijëve tuaj tashmë adoleshentë, "Kur unë isha djalë, unë nuk mund të
shkruaja mesazhe po limit derisa shkova në shkollën e lartë.
Disa prindër i ekspozojnë
fëmijët e tyre para teknologjisë së avancuar që në moshë të re, duke i dhënë
atyre celular, videogame, kompjuter, etj. Por çdo gjë ka kohën e vet, dhe një
veprim i tillë mund të jetë i dëmshëm për fëmijën tuaj. Nga mosha 0 deri në 2
vjeç as nuk mund të lëvizin mausin apo komandën e televizorit, fazë të cilën
një studiues, Piaget, e quan faza "sensoromotore", ku një fëmijë
vetëm duke parë, prekur, dëgjuar njihet me botën që e rrethon. Fëmijët e moshës
3-5 vjeç në ditët e sotme mund të hasen shpesh duke luajtur me telefonat e
prindërve të tyre. Edhe pse kjo nuk duket aspak veprim i dëmshëm këtu fillojnë
defektet në sjelljen e fëmijës tuaj.
Nga mosha 6-11 vjeç fëmijët
mund të ecin me biçikletë, mund të jenë të aftë të hyjnë në botën e internetit,
t'i drejtohen kompjuterit për të zgjeruar njohuritë e tyre, por në çdo moment
duhet të jenë të kontrolluar nga prindërit. Këtë stad Piaget e quan
"operacionet konkrete" sepse deri më tani fëmijët kanë qenë plot me
ide abstrakte. Pas moshës 10-vjeçare disa fëmijë fillojnë të redaktojnë video
dhe programe softueri si M.I.T Scratch, program pa pagesë në Windows. Scratch i
ndihmon fëmijët të kërkojnë dhe të grumbullojnë disa rregulla edhe nga loja me
bashkime pjesëzash të figurave të ndryshme.
Mosha 12 vjeç e lart edhe pse
bëhen më "përtacë" për t'u çuar, në shkollën e mesme dhe të lartë ata
pasurojnë ndjesinë e të qenit i rritur. Në këtë moshë adoleshentët dëshirojnë
të bëjnë veprimet e një të rrituri dhe të sillen si të tillë. Ata hyjnë në atë
moshë që Piaget e quan "operacioni formal", të aftë për të zhbiruar
në botën e kompjuterit, internetit, telefonit, celularit, lojërat MP3 dhe
laptopin personal. Kjo ndikon fuqishëm në komunikimin e tyre në shoqëri.
Në fakt celularët janë më
shumë apo më pak të detyrueshëm për fëmijët në këtë moshë. Përveç se tregojnë
avantazhin social, celularët mund të reduktojnë stresin, lejojnë që fëmijët dhe
adoleshentët të komunikojnë me njëri-tjetrin për detyra të ndryshme, etj. T'i japësh
një fëmijë gati për të kaluar në kolegj një laptop, do të bënte që ai t'i
largohej lojërave MP3, para se të arrinte çastin për t'iu drejtuar
universitetit, duke u futur në botën e kompjuterit. Kështu ata mund të krijojnë
dosje të veçanta në Google Page Creator për të parë gjithçka ata kanë dëshirë
dhe nevojë, informacione pa fund dhe të bëhen ndërmarrës të ardhshëm.
Nëse ai do të ishte gjallë
sot Piaget patjetër që do t'i këshillonte prindërit se për fëmijët e vegjël çdo
gjë, edhe nëse ka bateri apo jo, është një zbulim që pritet të ndodhë çdo ditë.
Por lodrat funksionojnë më mirë kur ato janë të organizuara sipas nivelit të
zhvillimit të fëmijës.
Rreziku
i dëmtimit nga rrezet e celularëve
Shumë Organizata përfshirë
industrinë e telefonave celularë zvogëlonin rrezikun e dëmtimit nga rrezet e
celularëve. Rezultate studimi në terma të shkurtër janë përdorur për të bindur
konsumatorët se përdorimi i një telefoni celular nuk është i shoqëruar me një
tumor në tru ose kancer, që zhvillohen vetëm dhjetë vjet pas ekspozimit. Për të
qenë të plotë, asnjë nuk e njeh ekzaktësisht sa dëme mund të provokojë një
telefon celular. Studimi tregon sa i rrezikshëm është rrezatimi i
celularëve. Personat duhet të evitojnë përdorimin e tyre.
Edhe pse deri tani asnjë nuk
ka provuar që rrezatimi i celularëve mund të provokojë diçka të tillë. Tek
fëmijët duhet të ndalohet përdorimi i celularit sepse truri i tyre është akoma
duke u rritur dhe është veçanërisht truri i tyre që dëmtohet më shumë nga
rrezatimi i celularëve. Të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë
vjet rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t'u prekur nga tumori në kokë,
tregojnë studimet më të fundit të bëra në këtë fushë.
Pavarësisht
"garancive" që japin kompanitë e prodhimit se ata nuk e dëmtojnë shëndetin,
të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të
ndjeshme rrezikun për t'u prekur nga tumori në kokë. Shkencëtarët që u morën me
këtë studim arritën në përfundimin se përdorimi i telefonit për një orë në ditë
është më se e mjaftueshme për të rritur rrezikun, ndërsa standardet
ndërkombëtare të përdorura deri më tani për të mbrojtur përdoruesit nga
rrezatimet nuk janë të sakta e duhen rishikuar patjetër. Pas një sërë studimesh
të hollësishme, ata kërkuan të tregonin se "duhet të jemi të kujdesshëm
dhe të përdorim në mënyrë të limituar telefonat celularë.Sëmundje si artroza
apo herni diskale janë shkaku i dytë i dhimbjeve të qafës, por që të dyja
situatat mund të jenë aktive njëkohësisht. Kush vuan nga këto sëmundje mundohet
t'i shmangë rrotullimet e kokës dhe lëvizjet e shpatullave pikërisht për
dhimbjen që i shkakton kjo.
Rrezatimi
i celularit mbi njeriun
Për sistemin GSM (sistemi i
sotëm e telefonisë celulare), dihet se frekuenca bartëse është 900MHz, por në
të vërtetë ajo shtrihet ndërmjet 890MHz dhe 915MHz. Brenda kësaj bande, baza
celulare i atribuon çdo përdoruesi një bandë më të ngushtë prej 0.2Mhz për çdo
bisedë. Kjo bandë ndryshon kur abonenti lëviz nga një vend në një tjetër, pasi
në këtë rast edhe banda lëviz. Brenda çdo bandë vëmë re se informacioni
transmetohet me impulse ku një impuls është rreth 576µs dhe përsëritet për çdo
4.6 ms. Pra raporti ciklik është 1/8 dhe përsëritja çdo 217Hz.
Kjo bën që banda e
frekuencave të përdoret nga 8 përdorues të ndryshëm. Një pasojë e këtij
fraksionimi kohor, referuar bashkëveprimit me përdoruesit, është një zvogëlim
proporcional i fuqisë mesatare Pmes, në krahasim me fuqinë maksimale, Pmax që
është 2 W. Gati 40% e energjisë së mësipërme që rrezatohet nga celulari
absorbohet nga koka. Po të konsiderojmë se pesha e kokës është afërsisht 3 kg
arrijmë në konkluzionin se debiti i absorbimit specifik është 0.03 W/kg.
Ndërkaq, thithja e energjisë në kokë nuk është homogjen pasi 70% energjisë së
absorbuar shtrihet në një kub me brinje 5cm me një peshë prej 125gr. SAR lokal
është më i lartë në këtë zone dhe arrin në nivelin 0.6 W/kg. Pra si përfundim,
rrezatimi i celularit në kokë me një intensitet të SAR ose DAS nga 0.3 në 0.6
W/kg që tregon se madhësia e SAR është akoma më i madh në brendësinë e lëkurës.
Ne vitin 1968 është arritur
në konkluzionin se efektet negative në radiofrekuencë nisin në dozën prej 4
W/kg e lart dhe mbi këtë bazë është vendosur një faktor sigurie 10 herë më të
vogël, duke pranuar kështu dozën kufi prej 0.4 W/kg. Disa vite më parë, kjo
doze për qëllime sigurie është ulur me tej në 0.08 W/kg për ekspozimin e
publikut, pra 50 herë më pak.
Subscribe to:
Post Comments
(Atom)
DIGI CLOCK
======================
Categories
amasing
(12)
awesome
(17)
curiosities
(37)
html
(1)
javascript
(1)
lifestyle
(18)
ranking
(2)
scripts
(3)
showbizz
(14)
Sport
(2)
statistics
(2)
tech
(7)
tricks
(5)
0 comments:
Post a Comment