Friday, April 19, 2013
Ajo
që dukej një udhëtim i zakonshëm familjar për pushimet e Pashkëve nga Zvicra në
Itali doli të jetë kontrabandë e një sasie të madhe të arit.
Vetura
e vogël, që nuk binte në sy me asgjë, u ndalua nga policia financiare e Italisë
për kontroll rutinë. Në veturë ishin prindërit dhe tre fëmijët e tyre të
vegjël. Policia filloi të dyshonte kur hetoi se familjarët po bëheshin gjithnjë
më nervozë.
Pas
një kontrolli më të detajuar, policët gjetën diçka që rrallë u ndodh të shohin.
Në dyshemenë e dyfishtë ishte fshehur një thesar i tërë: një duzinë shufrash të
mëdha të arit që së bashku peshonin 110 kilogramë, transmeton Abinfo. Vlera e
arit të fshehur është 4.5 milionë euro.
Siç
bëjnë të ditur organet italiane të sigurisë, bëhet fjalë për një familje
italiane me qëndrim në Zvicër. Kryefamiljari i saj drejton një ndërmarrje atje,
por prejardhja e një sasie kaq të madhe të arit mbetet e paqartë. Ndaj tij
është ngritur një padi për larje parash. Ari dhe vetura janë konfiskuar.
Subscribe to:
Post Comments
(Atom)
DIGI CLOCK
======================
Categories
amasing
(12)
awesome
(17)
curiosities
(37)
html
(1)
javascript
(1)
lifestyle
(18)
ranking
(2)
scripts
(3)
showbizz
(14)
Sport
(2)
statistics
(2)
tech
(7)
tricks
(5)
0 comments:
Post a Comment